Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka uruar shqiptarët për marrëveshjen për qeverinë në Maqedoninë e Veriut.
Veliaj thotë se bashkimi bën fuqinë dhe kjo marrëveshje për qeverinë mes LSDM dhe BDI është unike.
Më tej Veliaj flet për kryeministër shqiptar në 100 ditët e para të kësaj qeverie, por Zaev bëri të qartë se do të jetë ai nga dita e parë deri në ditën e fundit të qeverisë.
“Urime shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut – bashkimi bën fuqinë! Arritje unike dhe Kryeministri shqiptar, qoftë dhe për 100 ditë si fillim, çdo progres nis me një hap të parë!”, uron Veliaj.
Urime shqiptareve te Maqedonise se Veriut – bashkimi ben fuqine! 💪🇦🇱
Arritje unike dhe KM shqiptar, qofte dhe per 100 dite si fillim, çdo progres nis me nje hap te pare! 💯👏
Historike: Shqiptarët e Maqedonisë do të bëhen edhe me Kryeministër (VIDEO) https://t.co/gPmxQRqbWh
— Erion Veliaj 🚴♂️🌳⚽️🇦🇱 (@erionveliaj) August 18, 2020
/e.rr