Çifti nga Teksasi Grace Leimann dhe Carlos Muniz, kishin caktuar datën e martesës në mes të korrikut, mirëpo gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet.
Mediat e huaja, kanë bërë me dije se pak ditë para ditës së dasmës është infektuar me koronavirus, më pas gjendja e tij u përkeqësua dhe si pasojë ka përfunduar në spital.
Dita që ishte caktuar për t’u bërë dasma ai ndodhej në spital por megjithatë kjo gjë nuk e ndali gruan që të lidhte kurorë me dashurinë e jetës së saj dhe pasi u konsultua me mjekët e spitalit, vendosi që shkonte të befasonte partnerin.
Grace veshi fustanën e nusërisë dhe u fut në dhomën e Carlos. Ndërsa atij i kishte përgatitur një kostum letre duke ia vënë mbi shtrat. Familjarët e Carlos dhe mjekët ishin të ftuarit e vetëm në ceremoninë e çiftit.