Presidenti Ilir Meta i ka akorduar ish- Presidentit Rexhep Meidani ‘’Dekoratën e Flamurit Kombëtar’’ që është vlerësimi më i lartë nga Presidenca.
Meta teksa mbajti fjalën theksoi se Rexhep Meidani me rolin e tij si President në 97- 2002 është shembull për politikanët e sotshëm.
Në ceremoninë e organizuar në Presidencë nga Meta kanë marrë pjesë edhe personalitete politike si Pandeli Majko, kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjiknushi apo Sali Berisha, Lulzim Basha, Bamir Topi, Bujar Nishani.
/e.rr