Meghan Markle thyen heshtjen disa mujore dhe flet publikisht, në prag të daljes së librit “skandal” “Finding Freedom” (Në gjetje të lirisë).
Dukesha e Sussex, bashkëshorte e princit Harry, shfaqet në një filmim në sajtin ‘The 19th’, ku bisedon me Emily Ramshaw, themeluese e organizatës ‘The 19th’, ku ju përgjigjet pyetjeve të saj.
Meghan flet për disa forma gazetarie të cilat i quan toksike dhe të pamëshirshme.
“I referohem eksperiencës personale time dhe të Harryt gjatë viteve të fundit. Mendoj se sapo të jemi në gjendje që të arrijmë në vendin ku ajo që po ndërtojmë të mos shihet me empati, por të jemi të lirë, do të ndihemi më të lehtësuar”, thotë Meghan.
Lidhur me zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa është zhvendosur në California me Harryn dhe djalin e tyre Archie, thotë se, “Mendoj se shpesh është e vështirë për meshkujt dhe femrat në të njëjtën mënyrë që të kenë të drejtën e votës. Shikoj tim shoq, i cili nuk ka mundur të votojë asnjëherë, kur e drejta e votës është një privilegj. Dhe zëri i femrave është i domosdoshëm tani më shumë se kurrë dhe mënyra më e mirë për tu dëgjuar, është nëpërmjet votës”.