Kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje të drejtëpërdrejtë akuzave të vazhdueshme nga presidenti Meta mbi situatën që u krijua në Kakavijë.
Me anë të postimit në Twitter Rama shkruan se në Bullgari në doganën e Kulatas në Greqi, radha shkoi 10 km, ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km! Por Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet!
Në fund kryeministri me ironi i drejtohet Metës: Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria!
Postimi i plotë:
Sipas gazetës “Ekathimerini” radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi,shkoi 10 km,ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km!Por Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet!Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria!
/e.r
Ke te drejte z.Rama,por Ti na e bere peshqesh Ilir vrases Metà.Vuaj Ti dhe ne me veprimet e Tij vrastare
Dy rondobonxhot e Shqiperise mendojne,krijojne dhe realizojne showman here mbashere siç i kane programuar ne intelektin e tyre kriminal.