Temperaturat ekstreme janë shënuar në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, të dielën që lamë pas.
Saktësisht, në orën 15:.41 termometri ka regjistruar 54.4 ° C, shkruan javanews. Kjo mendohet se është temperatura më e lartë e regjistruar në Tokë që nga viti 1913, sipas Los Angeles Times.
Nëse matja e bërë nga Shërbimi Kombëtar i Motit rezulton të jetë e saktë, do të ishte gjithashtu midis tre temperaturave më të larta të regjistruara ndonjëherë në këtë zonë lindore të Kalifornisë, si dhe më të lartat e regjistruara ndonjëherë në zonë gjatë muajit gusht.
Lugina e Vdekjes (Death Valley) tashmë mban rekordin për temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në planet: 134 gradë në 1913, sipas Librit Gines.
/javanews/a.r