Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka dhënë një lajm të mirë lidhur me një tjetër mjekim për pacientët të cilët janë prekur nga Covid-19.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka publikuar studimin e Qendrës Kombëtare të Kancerit në SHBA e cila ka testuar akalabrutinibin në 19 pacientë në gjendje të rëndë.
Sipas tij, pas 14 ditësh mjekim është vënë re përmirësim i oksigjenimit të tyre.
“Lajme te mira miqte e mi! Nje tjeter mjekim tregohet shume premtues dhe mund te shtohet ne arsenalin e trajtimeve per pacientet me COVID-19 te rende.
Mjekimi qe po testohet eshte akalabrutinibi, nje mjekim qe eshte perdorur me pare ne limfomat jo-Hogkin.
Studiuesit e Qendres Kombetare te Kancerit, Bethesda (SHBA) kane testuar akalabrutinibin ne 19 paciente me COVID-19 ne gjendje te rende:
11 paciente ne oksigjenim suplementar (terapi intensive)
8 paciente te intubuar
Pas nje periudhe trajtimi 10-14 ditore u vu re:
Akalabrutinibi e permiresoi oksigjenimin, shpesh brenda 1-3 diteve, dhe pa toksicitet te dallueshem.
Pas trajtimit me akalabrutinib, ne detaj:
8 nder 11 pacientet (72.7%) ne oksigjenim suplementar dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim.
4 nder 8 pacientet (50%) e intubuar, u ekstubuan.
2 nder 8 pacientet (25%) e intubuar, dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim.
Keto te dhenat i hapin rrugen studimeve zyrtare klinike nderkombetare.
Pas shume kohes kemi serish nje tjeter mjekim nen testim, i cili nevojitet ne format e renda te COVID-19.
Edhe pse kostoja e akalabrutinibit eshte e larta, duke qene se nevojitet vetem per pacientet ne gjendje shume te rende, e ben trajtimin kosto/efektiv, nese provat klinike dalin pozitive.
Forca miq!
Jepini kohe shkences te zbuloje terapi gjithmone e me te efektshme!
Nderkohe zbatoni rregullat e parandalimit:
Distance fizike
Higjiene e rregullt
Maska nese nuk ruhet dot distanca fizike”, shkruan Alimehmeti.