Bjellorusia po përballet me trazira dhe protesta masive disa ditore për shkak të rezultatit të kontestuar të zgjedhjeve presidenciale.
Politikania opozitare, Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila garoi në zgjedhje përballë Presidentit Alexander Lukashenko, doli në një video deklaratë duke ju drejtuar qytetarëve.
Ajo tha se është e gatshme që të udhëheqë Bjellorusinë dhe të krijojë një mekanizëm ligjor që të do të mundësojë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale demokratike.
Tsikhanouskaya fliste nga një adresë video nga Lituania. Politikania opozitare u bëri thirrje gjithashtu forcave të sigurisë që të mos i binden qeverisë së presidentit Lukashenko, duke thënë se të gjitha veprimet e tyre do të falen. Ajo u largua nga vendi javën e kaluar, duke thënë se ndërmori këtë veprim për shkak të sigurisë së fëmijëve të saj.
Në Bejllorusi po mbahen protestave masive kundër Presidentit Lukashenko. Protesuesit e akuzojnë këtë të fundit për manipulim të rezultatit zgjedhor. Lukashenko, i cili qëndron në pushtet që prej vitit 1994, ka reaguar duke thënë se ka marrë mbështetjen e Rusisë.
/a.r