Pati marrëdhënie seksuale me një nxënësin e saj dhe për këtë arsye u denoncua nga nëna e të miturit, duke përfunduar në pranga.
23-vjeçarja Monica Elizabeth Young, mësuese e gjeografisë në Sidnei të Australisë, kreu marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçar, të cilit i kishte dërguar një sërë mesazhesh me pullë të kuqe, me përmbajtje të forta seksuale.
Lidhja mes saj dhe nxënësit të mitur u zbulua nga nëna e djalit, e cila pa në telefonin e të birit mesazhet e turpshme, duke e denoncuar, për tu arrestuar këtë të hënë.
23-vjeçarja dhe nxënësi i saj, kishin pasur marrëdhënie seksuale në shtëpinë e mësueses, por edhe në vende publike. Ishin kamerat e sigurisë në një fast food, ato që e zbuluan të renë, teksa fuste duart në pantallonat e djalit.
Monica e cila është e fejuar dhe ishte në prag të martesës po hetohet nga policia, ndërsa ndaj saj janë ngritur dhjetë akuza.
Aktualisht ajo është liruar me kusht, pasi la garanci një shumë parash.
/a.r