Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të vijojnë edhe këtë vit traditën e mbledhjeve të përbashkëta.
“Ekonomia Online” citon zëvëndëskryeministren e Kosovës Albulena Balaj-Halimaj që ka thënë se mbledhja e përbashkët do të mbahet në pjesën e dytë të muajit shtator të këtij viti.
Në këtë mbledhje pritet që të nënshkruhen 3 marrëveshje të rëndësishme; Dogana në Durrës, linja hekurudhore dhe Hidrocentrali që do të ndërtohet në Republikën e Shqipërisë për Kosovën.