UKT njofton të gjithë qytetarët e Tiranës, se si pasojë e kushteve të rënda atmosferike të ditës së djeshme ka turbulencë në Liqenin e Bovillës, për këtë arsye impianti i Bovillës ka mungesë të furnizimit me ujë.
Zonat të cilat nuk furnizohen momentalisht me ujë të pijshëm janë: Kinostudio, Zona e Xhamllikut, Allias, Pazari i Ri, 5 Maji, Laprakë, Rr. e Kavajës dhe Rr. e Durrësit. Stafi i UKTsë po punon intensivisht për kthimin në normalitet të situatës.