Pandemia e koronavirusit ka nxitur turizmin alternativ dhe lidhjen e njerëzve me natyrën. Një shtëpi e vogël xhami në lumin Amata në parkun kombëtar Gauja në Letoni, është destinacioni i fundit për turistët vendas, që kërkojnë një vend të qetë pranë natyrës. Kabina me pasqyra, që ngjan me një serë, varet në kabulla dhe mund të lëvizë përtej lumit komandë në distancë.
Kabina mund të mbajë 2 persona gjatë natës, me çmime duke nisur nga 160 euro. Vizitorët mund të paguajnë gjithashtu një tarifë shtesë për të marrë mëngjes apo darkë, nga 2 restorante lokale. Brenda shtëpisë prej xhami ka një panoramë spektakolare tek lumi dhe terreni përqark. “Ka një lidhje me natyrën, lumin, pyllin dhe disa herë me kafshët rreth e përqark”,- tha Jana Herbsta, që qëndroi tek kabina për 2 netë me partnerin e saj, Kalvis Kalnins.
Në bashkëpunim me një kompani lokale të kafesë, kabina ofron një pako kafe, verë, tortë dhe një kuiz për për rreth 35 euro personi. Pandemia e koronavirusit ka nxitur turizmin vendas dhe shumë letonezë janë shmangur nga resortet e huaja, duke kërkuar pushime në zona të largëta rurale.