Nga Flutura Açka
Po të mos ishit ju të gjitha, vajzat e mençura, të hijshme e kurajoze të medias shqiptare, ne do të ishim akoma me lot e qyrre duke parë “Shamikuqja”.
Ju keni qenë pjesë e një emancipimi të madh shoqëror dhe të kurajës për fjalën e lirë. Dhe mos prisni nderim nga kërriçër politikë.
Ata, si seksistë të rafinuar që janë, duke u fshehur pas shpurës së vajzukeve që iu bën fresk, janë mësuar të ecin në bulevarde të florinjtë me një pjese të “çunave të medias”, ndaj nuk ju durojnë dot.
Këta të tillë, ngaqë janë mësuar vetëm të uzurpojnë, nuk e kuptojnë se betejën nuk e kanë me ju, por me të Vërtetën.
Dhe sa për ca burrashë të medias që ju gjuajnë shpesh, ata janë në fakt dorëzanët e të pafeve të politikës, kur duhet të ishin mbështetësit tuaj.
E them nga pëvoja ime prej qershorit të vitit 2014.
Përveç një pjese të tyre që janë në skalionin tuaj të së vërtetës, djem për të cilët kan nderim të madh, të tjerët, ngaqë e kanë alergji dushin, i mbajnë duart në xhepa… dhe dihet përse.