Barcelona pësoi humbjen më poshtëruese në historinë e saj në Europë dhe Leo Messi doli edhe një herë tjetër jashtë Ligës së Kampionëve në mënyrën më të keqe.
Argjentinase përjetoi një makth të paparë në Lisbonë, që në pjesën e parë, kur Bayern Münich shënoi 4 gola në 30 minuta, gjë që e thelloi me 4 gola të tjerë në pjesën e dytë.
Pas ndeshjes, një foto e kapitenit të Barcelonës u bë “virale” në mbarë botën. Aty fokusohet Messi në dhomën e zhveshjes, i shkatërruar plotësisht.
Në derën e dhomës së zhveshjes shfaqet Ter Stegen, gjithashtu i shokuar nga disfata e jashtëzakonshme. 8 golat e pësuar do t’i mbeten gjatë në kujtesë, si një makth dhe dramë historike.