Brenda 24 orëve dy persona nga Tepelena kanë ndërruar jetë në Spitalin Infektiv si pasojë e COVID-19. Pas vdekjes së taksistit 60 vjeç, një 59-vjeçar nga Tepelena, ka ndërruar jetë pas orës 20:00 të mbrëmjes së sotme.
Viktima ishte i shtruar në Spitalin Infektiv në gjendje të rëndë, ku kishte probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk ka mundur të mbijetojë duke humbur betejën e tij me këtë virus.
Viktima ishte dërguar me urgjence në Spitalin Infektiv 4 ditë më parë, pas simptomave të rënduara shëndetësore si pasojë e COVID-19.
Ky është rasti i dytë i vdekjes brenda 24 orëve të fundit në Tepelene, ku mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë dhe një taksist 60-vjeçar , po ashtu i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë.
/a.r