Duket se ka një përmirësim të situatës në Kakavijë, që prej dy ditësh shkaktoi probleme në radhët e emigrantëve që duan të kalojnë kufirin.
Prej orës 14:00 deri në orën 17:00, raportohet se e kanë kaluar kufirin 1 mijë emigrantë.
Pala greke shtoi testimet për koronavirus, çka ka sjellë një përmirësim të situatës.
Gjithsesi radhët e makinave vazhdojnë të jenë në disa kilometra.
Më herët Greqia ka vendosur që të zgjasë kufizimet për emigrantët shqiptarë deri në datën 31 gusht.
Por karantina nuk do të jetë 14 ditë, por vetëm 7 ditë.
/a.r