Policia ka vënë në pranga një 40 vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke transportuar 34 shtetas të huaj nga vendet e treta.
Emigrantët po transportoheshin nga Bilishti në drejtim të Elbasanit nga 40 vjeçari me iniciale V. K., banues në Tiranë. Pas informacioneve të mbledhura, u bë e mundur ndalimi i 40 vjeçarit që po jepte ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, duke përfituar vlera monetare.
Mendohet se 34 emigrantët do të kalonin kufirin me Kosovën, për t’u drejtuar pastaj drejt vendeve të BE-së.
/e.rr