Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti ka deklaruar se mesazhet e Ministres së Arsimit drejtuar mësuesve janë denigruese dhe tregojnë cinizëm.
Në një mesazh dërguar mësuesve të cilët do të marrin pushimet, Shahini shkruan se opozita poston gënjeshtra, pasi në asnjë moment ajo nuk i ka quajtur mësuesit “të çmendur”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mehmeti shkruan se duke u dashur të shfajësohet, Shahini ia hedh fajin opozitës. Eksperti i Arsimit thotë se që nga viti 2013 mësuesit nuk kanë pasur asnjë rritje rroge, përkundrazi iu janë hequr edhe shpërblimet në fundvit.
“Kercenimi, denigrim dhe cinizem ne sms e ministres se arsimit drejtuar mesuesve.
Ministrja ne ikje Shahini, pas nje periudhe te gjate heshtje, shfaq ne tere permasen e vet, cinizmin, perçmimin dhe dengrimin ndaj mesuesve permes nje sms, se dites se djeshme.
Duke dashur te shfaqesohet per gjuhen e urrejtjes qe ka ndaj mesuesve, ministrja perbetohet se i ka “xhan”, por opozita e ka inat.
I kujtojme znj. Shahini se perkunder arritjeve dhe kujdesit te opozites se sotme, dje ne pushtet, rilindja ku ajo ben pjese, ka keto rekorde:
* Nga viti 2013 e deri ne sot, zero rritje page per mesuesit.
* U hoq shperblimi i fundvitit per mesuesit.
* U hoq transporti falas per mesuesit.
* Nuk ka shperblim mbi pagen per mesuesit e shkencave natyrore.
* Ne kulmin e pandemise ministrja urdheroi heqjen e pageses per oret kujdestari.
* Perkunder shembullit te Kosoves, qeveria dhe ministrja, nuk ofruan asnje lek per mbeshtetjen e mesuesve ne punen e tyre vetmohuese.
E fundit qe duhet te flase per mesuesit, eshte pikerisht ministrja e arsimit dhe ata qe e rrethojne ate. Ne mungese te ndjeses se thelle te pakten hesht znj. Ministre dhe mos fajeso opoziten per paaftesine tende totale”, shkruan Ndriçim Mehmeti.
/e.rr