“Pasi vrava Abdulla Budllën për nderin e familjes, sepse kishte lidhje intime me nënën time, e zbrita vëllain, Arsilin në mes të rrugës. Ai nuk po i jepte dot më makinës, sepse filloi të dridhej dhe u ndalua. Më tha “bobo çfarë na bëre kështu, duhet të shkojmë në polici të dorëzohemi. E lashë në rrugë dhe u largova në drejtim të fshatit Larushk. Ndalova atje dhe piva kafe, që të qetësohesha, sepse as unë s’po mundja të ecja me makinë…”.
“Pasi mbarova kafen u nisa për në shtëpi. Rrrugës pashë një kamion të ngarkuar me skrap, i parkuar në anë të rrugës dhe aty kam hedhur thesin me armën që kreva krimin”.
Policia thotë se pavarësisht kërkimeve deri më tani nuk ka mundur të gjejë armën e krimit, edhe pse ka dyshime të forta se i dyshuari mund të ketë gënjyer për të zhdukur provat, pasi në vendngjarje nuk u gjetën as gëzhoja.
Ndërkohë, automjetin tip Golf, që mori me qira dhe e përdori ne krim, pas vrasjes e dërgoi në një servis për ti bërë riparime përpara se ta dorëzonte.
“Sajmiri e solli automjetin në servis për ti lyer parakolpin. Më tha se makinën e kam të një shoku dhe ia kishte marrë me qira për të mbaruar një punë. Ai erdhi I vetëm në servis”, ka shpjeguar pronari para hetuesve.
Në gjurmët e Sajimir dhe Arsil Shera, si autorë të dyshuar të vrasjes së Budllës, u ra nga telefoni I viktimës, pasi u zbuluan kontakti me nënën e dy vëllezerve me të cilën kishte një lidhje jashtëmartesore prej më shumë se 6 vjecare. BW