Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Vjenë të premten.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme greke tha “bisedimet do të përqendrohen në zhvillimet në Mesdheun Lindor në dritën e shkeljeve të përshkallëzuara të Turqisë”.
Nuk ka detaje të tjera në lidhje me takimin e pritshëm.
Të martën, Dendias deklaroi se Greqia nuk do të pranojë një marrëveshje që është bërë fakt i kryer për Mesdheun Lindor dhe i bëri thirrje qeverisë turke të tërheqë anijen e saj kërkimore nga zona.
Ai shtoi se Ankaraja po provon se preferon diplomacinë me armë para një dialogu të ndershëm.
“Ne i bëjmë thirrje Turqisë që të largohet menjëherë nga shelfi kontinental grek”, tha ai.
Një ditë më parë, Greqia ka kërkuar edhe një takim urgjent të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian për të diskutuar mbi çështjen në fjalë