Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Shqipëria përkrah SHBA-në në Nismën e Rrjetit të Pastër.
Balla shprehet më tej se ky rrjet ndihmon në mbrojtjen e privatësisë të secilit përdorues të internetit.
Postimi i Taulant Ballës:
Shqipëria përkrah SHBA në Nismën e Rrjetit të Pastër👍🇦🇱🇺🇸
Nisma e Rrjetit të Pastër është një përpjekje gjithëpërfshirëse për të adresuar kërcënimin afatgjatë për privatësinë e të dhënave, sigurinë dhe të drejtat e njeriut të paraqitura në botën e lirë nga aktorë autoritarë keqdashës.
Rrjeti i Pastër është i rrënjosur në standardet e teknologjisë digjitale të besueshme, të pranuara ndërkombëtarisht dhe është një reflektim i angazhimit tonë për një internet global të hapur, ndërveprues dhe të sigurtë, bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Kjo përpjekje paraqet implementimin e një strategjie të qëndrueshme shumëvjeçare, gjithëpërfshirëse, të ndërtuar mbi një koalicion partnerësh të besuar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bashkuar në Rrjetin e Pastër nga më shumë se tridhjetë Vende të Pastra me orjentim të njëjtë dhe të cilët kanë kryer mbrojtjen e rrjeteve të tyre 5G nga shitësit e pabesueshëm dhe transportuesit e konunikimit digjital.
/e.rr