Ekonomia e Britanisë së Madhe është në recesion pasi u kontraktua me një rekord 20,4% në tremujorin e dytë nga kriza e koronavirusit deklaroi Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).
Tkurrja tremujore në periudhën prill-qershor ishte më e madhja që nga viti 1955, kur agjencia filloi të mbante shënime tremujore.
”Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ra me 2,2% në tremujorin e parë”, deklaroi ONS.
“Ekonomia filloi të rimëkëmbet në qershor, me rihapjen e dyqaneve, fabrikat filluan të rritnin prodhimin dhe ndërtimin e shtëpive duke vazhduar të rimëkëmbeshin”, tha Jonathan Athow i ONS-së.
/e.rr