Numri 2 i qeverisë, Erion Braçe ka reaguar mbi akuzat për rrugët duke shënjestruar drejtpërdrejtë ish- kreut të qeverisë, Sali Berisha duke ironizuar se “të gjitha rrugët i ka bërë ai”.
Reagimi i tij është i mbushur me nota ironie, dhe akuza për ish- kryeministrin ku e quan si të tre regjimeve “i diktaturës, regjimit korruptiv PD-LSI dhe i regjimit tënd mbyllur me gjak”.
Postimi i plotë i Erion Braçes
Qenka revoltuar Salihu; I kemi marre rruget! I Ka bere te gjith ai, por pa leke!
Po Salhi, ne kete vend cdo gje e ke bere ti! Me arsye; Ti je i tre rregjimeve, hem i diktatures, hem i rregjimit tend mbyllur me gjak, hem i rregjimit korruptiv PDLSI mbyllur dhe ai me gjak! Pra ne cdo kohe je ti; Ndaj cdo gje-vepra te komunizmit qe ca i shkaterrove, ca i vodhe, ca i pronesove, vepra te rregjimeve te tua-sic ajri, uji, dielli, pemet, fushat, malet, portalet, televizionet, djegiet, grabitjet, vrasjet ti i ke bere!
E kam shume seriozisht, ne hem marrim fryme se je ti, hem ngrohemi se je ti, hem hame e pime se je ti! Tani tek rruget; Sic e sheh edhe ato i ke bere vec ti, si ato te ngushtat kufizuar me plepa e vreshta me hunj me maje qe mos uleshin avionet e imperializmit, edhe keto te gjerat det qe nuk mbarojne asnjehere edhe pse ti i inaguron!
Madje ti sje si te tjeret; Ti i ke bere te gjitha rruget pa leke, zero, koker leku! Ja fjala bie, kete Kardhiq-Delvine e ke bere ti, aty sot skalon asgje vec makinave qe ndertojne rrugen po crendesi ka; ti e ke bere rrugen, 9000 kilometer te gjate!
Po leket? A leket ti i ke ne tabele, Kerkund tjeter! 9 vite me pare, une dhe i ndjeri Olldashi kemi bere nje interpeleance model ne Kuvend tamam per skemen tende te te berit te rrugeve pa leke! Kisha grumbulluar te gjitha tabelat e tua ngulur lart e poshte e i kisha vene mbi buxhet ku ishin celur e bere rruge me 1 milion leke!
Gjeje, lexoje, mbushur me fakte! Pra ti Salhi i ke bere te gjitha! Puna eshte se leket i kemi paguar ne e rruget po i bejme ne! Jane letra shteti, thesari; Nuk jane pare xhepi, por buxheti! Video: Tani, ne proces ndertimi rruga e Arbrit, e mbaruar dhe inaguruar njehetevne zgjedhjet e vitit 2013 nga Salhi Berisha.
/e.rr