Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili dyshohet se ka kanosur me armë pronarin e një hoteli pranë zonës së Lungomares, për motive të dobëta.
Vihet në pranga shtetasi D. Z., 19 vjeç, banues në Vlorë.
Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur kështu shtetasin T. D, për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.
/e.rr