Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka njoftuar sot firmosjen e marrëveshjes me qeverinë italiane për dokumentin e detajimit për fondin 95 milionë euro. Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori italian Alberto Cutillo, ai theksoi se 5 milionë janë euro grant për rindërtimin e objekteve publike, që dolën jashtë funksionit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ministri ka theksuar se brenda fundit të vitit pritet miratimi i gjithë paketës, për të cilën është rënë paraprakisht dakord.
“Kredia e butë prej 90 milionë euro do të angazhohet: a) Në sektorin e energjisë, për përmirësimin e mëtejshëm të linjave të transmetimit; b) Në zhvillimin e ekonomisë së detit, për përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe peshkimit; c) Në rritjen e kapaciteteve për përballimin e fatkeqësive natyrore, me përmirësimin e flotës dhe fuqizimin e burimeve njerëzore të emergjencave civile”- tha ai.
Ambasadori duke falenderuar angazhimin total te minstrit Ahmetaj, theksoi se “keto fodne do ti levrojme ne sektoret paresore, ne ate te rindertimit, por nje sektor i rendesishem eshte edhe investimi ne infrastrukturen energjike, e po ashtu edhe per ente publike qe do te mirepresin institucionet shqiptare per aktivitetet e tyre dhe ai per infrastrukturen e detit, si dhe sektori i emegjencave civile, qe tek ne quhen te mbrojtjes civile”.
g.kosovari