Restorantet dhe baret në ishujt Mikonos, Santorini e Korfuzi çdo natë do hyjnë në ‘shtetrrethim’ nga mesnata deri në orën 07:00 të mëngjesit.
Vendimi është marrë të hënën nga qeveria si pjesë e masave ani-covid.
“Restorantet dhe baret do të mbyllen nga mesnata 00:00 deri në orën 7:00 përfshijnë ishujt e njohur të Mykonos, Santorini, Korfuz, Rodos dhe Kretës”, tha një zëdhënëse e qeverisë.
Kufizimi hyn në fuqi nga sot më 11 gusht deri më 23 gusht.
Për më tepër, të gjithë pasagjerët në fluturime nga Belgjika, Republika Çeke, Holanda, Spanja dhe Suedia që vijnë nga 17 gushti duhet të kenë bërë tamponin jo më parë se 72 orë dhe po e njëjta gjë edhe për ata që hyjnë nga kufijtë tokësorë.
Të hënën, Greqia regjistroi 126 raste të reja të COVID-19 në 24 orë.
Deri më tani Greqia ka shënuar 213 viktima dhe 5.749 të infektuar, ku mes tyre 3.804 janë shëruar totalisht nga virusi vdekjeprurës, që prej fillimit të shpërthimit.
g.kosovari