Ish-deputeti i LSI, Edmond Panariti, ka dhënë disa këshilla për qytetarët gjatë kësaj kohe pandemie.
Në një postim në rrjetet sociale, Panariti jep të njëjtat sugjerime që i këshillon edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit në Britaninë e Madhe.
“National Institute of Health (Instituti Kombëtar i Shëndetit) i Britanisë sugjeron:
Në rast të shfaqjes së vështirësisë në frymëmarrje nga infeksioni Covid në shtëpi, në pritje të ndihmës mjekësore e cila mund të vonojë duhet vepruar si më poshtë.
1. Mos u alarmo dhe mos bjer në panik! Paniku vështirëson dhe përkeqëson shenjat.
2. Mos qëndro i shtrirë në shpinë, ktheu anash.
3. Nëse mundesh qëndro ulur dhe pak i përkulur para.
4. Merr frymë me hundë dhe mbaj buzët të mbledhura sikur po i fryn qiriut”, shkruan Panariti
/e.rr