Rikthimi i ish-ministrit të PD, Genc Ruli në “selinë blu”, është pasqyruar si një arritje e madhe nga mediat pranë kësaj force politike.
Madje, disa prej tyre në emocione e sipër e kanë konsideruar si një sinjal të parë të fitores në zgjedhjet e ardshme.
Si pjesë e një komisioni formal që thuhet se do të zgjedhë listën e garës elektorale, Ruli ka folur në disa intervista duke shpalosur ambicjen për fitoren e madhe.
Ndërkohë, mesa duket Ruli ka hequr dorë nga kritikat e adresuara ndaj kryedemokratit të cilit i kërkonte dorëheqje, duke e kërcenuar se në mungesë të saj ai dhe demokratë të tjerë do ta tërhiqnin zvarrë nga selia.
Pas humbjes së vitit 2017, Ruli ishte nga të parët që kërkoi menjëherë largimin e Bashës nga drejtimi i partisë dhe u bëri thirrjeve mbështetësve të PD-së që ta përzënë nga selia bashkë me gruan dhe kunatin, Erjon Isufi.
“Kam dashur te besoj se njeriu qofte, ky poltikan apo lider dhe ne momentin me te veshtire te jetes se tij, do perpiqej te pakten te ruante dinjitetin individual. Se dinjiteti jeton me gjate se cdo lavdi e mjere e castit.
Basha me deklaraten e tij justifikuese e banale tregoi qe dinjiteti personal eshte gjeja me e fundit qe e shqetson ate. Normalisht per nje individ qe e mori “lidershipin” e PD si dhurate ne “paje” nga Berisha dhe qe i beri programet e listat jo me zyrtaret e PD por me gruan e kunatin.
Ky lider qe beri nje marreveshje turpi me kundershtarin e tij politik. Thjesh duke kalkuluar interesin e vetvetes e jo te PD . Ky sot duhej vete te deklaronte largimin pa asnje kusht nga drejtimi i partise qe e coi ne gremine.
Ju them atyre qe ende e duan PD, e jo qe ende ju duhet P, nqs ai nuk jep doreheqjen vete deri neser, shkoni te selia e PD e perzejeni ate gruan e kunatin sic perzuri Jezusi tregtaret nga Tempulli.” shkruante Ruli i cili me siguri nuk e mban mend.
Gjithësesi, më poshtë po pasqyrojmë postimin e plotë të tij në Facebook, të silin mesa duket ka harruar që ta fshijë.