Kryeministri Edi Rama deklaron se “kantiere të tjera ndërtimi që prodhojnë apo ofrojnë atraksione turistike, po shtrihen në gjithë hartën e vendit”.
“Kantiere të tjera nga maja e Veriut, në Vermosh, ku po sistemohet qendra turistike e po ngrihen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit struktura mikpritjeje për turistët e Shqipërisë malore, lart në Bajram Curri, ku po ndërtohet unaza e qytetit, e më tej nëpër zona të tjera fshatrash nëpër hartën e vendit, që prodhojnë apo ofrojnë atraksione turistike, deri poshtë në rrugën e Kalasë së Borshit”, shkruan Rama teksa poston fotot.