Eliminimi nga Liga e Kampionëve mbrëmjen e djeshme duket se i ka vendosur kapakun të ardhmes së Mauricio Sarrit në stolin e Juventusit. Bardhezinjtë u eliminuan nga Lioni, ku edhe pse fituan në Torino 2-1, francezët kaluan më tej falë golit në fushë kundërshtare pasi kishin fituar takimin e parë në Francë 1-0.
Humbja e Supërkupës së Italisë ndaj Lacios, humbja në Kupën e Italisë kundër Napolit dhe eliminimi në Champions duket se kanë vulosur fatin e Sarrit tek stoli bardhezi. Dëshira e madhe e presidentit Anjeli është Zinedin Zidan, por francezi sapo është rikthyer te Real Madrid dhe për momentin nuk duket se do të lëvizë nga Madridi.
Mediat italiane flasin edhe për një interesim nga drejtuesit e Juventusit për trajnerin e Lacios, Simone Inzagi, por ai sapo ka kualifikuar skuadrën në Champions për sezonin tjetër dhe vështirë se do largohej. Mauricio Poçetino është pa një skuadër që pas largimit nga Totenhem, dhe Juventusi po tenton ta afrojë, por nuk përjashtohet edhe një rikthim i Masimiliano Alegrit. Pikërisht ky i fundit ka bërë shumë mirë me bardhezinjtë në të kaluarën, teksa i ka dërguar dy herë në finale të Champions-it.