Jetmir Muçollari, pronari i hotel “Voloreka” në Pogradec ka deklaruar se Nehar Berberi dhe Ilir Rrushi janë 2 personat që kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit të tij. Ai ka theksuar se këta të fundit janë kriminelët më të mëdhenj në Pogradec.
“Nehar Berberi dhe Ilir Rrushi janë dy autorët. Ata janë kriminelët më të mëdhenj në Pogradec. Fillimisht autorët qëlluan në drejtim të rojes së hotelit, duke i kërkuar që të mos lëvizte. Plumbat dëmtuan dy makinat e mia dhe të djalit dhe 4 mjete të turistëve. Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga pòlicia”, ka deklaruar ai. Ndërkohë, para mediet ai ka bërë me dije se këta dy persona i ka denoncuar edhe në Polici.
Muçollari shprehet se ata kanë qëlluar në drejtim të dhomës ku flinte djali, dhe dy dhomave të tjera ku po qëndronin disa pushues.
Ai shprehet se në shënjestër të këtij atentati ka qenë djali i tij, pas një konflikti verbal që ka pasur me dy persona, ndërsa kërkon mbrojtje nga shteti për dy djemtë e tij pasi ndihen të rrezikuar.
g.kosovari