“Janë edhe 11 lokacione në rajonin e komunës së Mitrovicës, ku dyshohet se ndodhen trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, por ato nuk po gjurmohen, pasi që KFOR-i nuk po krijon siguri për t’i hulumtuar”, ka thënë Bajram Çerkinaj, kryetar i shoqatës për të pagjeturit “Zëri i Prindërve” në Mitrovicë, dhe kryetar i Këshillit Koordinues i Asociacionit të Shoqatave të të Zhdukurve të Kosovës gjatë një takimi me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Guglielmo Luigi Miglietta. Ky i fundit ka vizituar selinë e Shoqatës, i shoqëruar edhe nga përfaqësues të UNMIK-ut dhe të EULEX-it, me qëllim që të mësojë për vendet e dyshuara për varreza masive në rajonin e komunës së Mitrovicës. Ai ka thënë se duhet punuar që përfundimisht të mbyllen rastet dhe ka premtuar se do ta ndihmojë procesin.
“Kjo nuk do të thotë se ne dimë sigurt për varrezat masive dhe se kemi heshtur deri më tani për këto. Kam mësuar nga paraardhësit rreth çështjes së varrezave masive në këtë rajon, do të ishte shumë humane nëse mund të punojmë në mbylljen e këtyre rasteve”, tha gjenerali Miglietta.
Në anën tjetër, Bajram Çerkinaj tha se serbët nuk kanë bërë asgjë në mënyrë të fshehur, por në mënyrë të hapur.
http://www.zeri.info/aktuale/63367/kfor-i-pergjegjes-per-moshulumtimin-e-varrezave-masive/