Nëna prej tre javësh e shtruar në gjendje kome me Covid nuk e ka idenë se djali i saj 18-vjeçar u mbyt në lum, në një nga ditët e nxehta të vitit.
Muhammed Bilal Zeb, 18 vjeç, nga Bradford, West Yorkshire, ishte duke notuar në lumin piktoresk “Linton Falls”, pranë Grassington, ndërsa temperaturat shkuan mbi 30 gradë.
Ekipet e shpëtimit dhe disa të pranishëm u përpoqën të shpëtonin Muhamedin, por nuk ia dolën dot, shkruan Daily Mail.
Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes. Një zëdhënës nga Policia e Yorkshireshire së Veriut tha që ata ishin kontaktuar në mëngjesin e fundjavës së kaluar, mbi 18-vjeçarin që u mbyt.
Një postim në Facebook miqtë e tij konfirmuan se Muhamedi ishte martuar pesë javë më parë, kurse nëna e tij ndodhet në gjendje të rëndë, e shtruar me Covid, nën kujdesin intensiv, në një spital të Mançesterit.
“Muhamed Bilal Zeb për fat të keq ndërroi jetë, duke u mbytur në lumë. Bilal ishte martuar 5 javë më parë”.
“A mund të luteni të gjithë për nënën e tij që është e shtruar në spitalin e Manchester për shkak të COVID-19, prej 3 javësh. Ajo as nuk e di asgjë për vdekjen e birit të saj“, shkruan në Facebook miqtë e 18-vjeçarit, i cili ndërroi jetë tragjikisht këtë javë.
Mijëra njerëz kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen pas tragjedisë.
g.kosovari