Sajmir Shera ndjeu t’i gëlonte gjaku kur mori vesh se Abdulla Budlla, përveç lidhjes intime që kishte me nënën e tij, sipas fjalëve që kishin dalë, kishte tentuar të ngacmonte dhe motrën e tyre. Mori automatikun e fshehur në shtëpi, vëllanë e vogël, Arsilin dhe vrau taksistin e moshuar.
Saimiri i tregon policisë se fshati ku ai jeton me familjen, por edhe fshatrat përreth zienin prej kohësh nga fjalët për lidhjen me të ëmën dhe Abdullain. Ai tregon se i moshuari kishte përfituar nga miqësia dhe hapja e dyerve në shtëpinë e tyre.
“Ai shërbente si taksist në shtëpinë tonë, pasi kemi një motër sëmurë. Kur ma thanë në fshat u trondita, e pyeta nënën por ajo heshti. Kalova në depresion dhe dy vjet ika në Greqi, nuk mundesha dhe kalova ne stres dhe me probleme mendore nga kjo histori. Në shtëpi kisha të fshehur një automatik që prej vitit 1997, pasi jemi në hasmëri me një fis tjetër”.
I riu tregon se ditën e ngjarjes kishte folur më të vëllain në Angli që i kishte treguar se veç nënës i moshuari kishte tentuar të ngacmonte edhe motrën.
“Motra kishte qarë në telefon, e tronditur kishte folur me motrën tjetër që jeton në Itali, motra ia kishte thënë vëllait në Angli. Sapo e mora vesh u nisa për të folur me motrën. Rrugës m’u errën sytë. I thashë vëllait të vogël Arsilit jepi makinës. Tek kryqëzimi kam parë Abdullain, i thashë ndale makinën. Mora armën që e kisha futur në një thes dhe e qëllova. I thashë vëllait ec në drejtim të Fushë Krujës, ai filloi të dridhej dhe mu lut obobo ç’na bëre hajde të dorëzohemi në polici”.
I riu tregon se nuk kishte pranuar, por kishte vazhduar udhëtimin, kishte pirë kafe për t’u qetësuar, pasi edhe vetë dridhej dhe nuk qëndronte dot në këmbë dhe më pas, sapo kishte parë një kamion skrapi e kishte flakur armën aty./GazetaSi
g.kosovari
Futeni ne burg keta Monstra,jeta vlen me shume or monstra