Osteoartroza është një patologji degjenerative e artikulacioneve, ku kërci midis dy kockave dëmtohet duke sjellë zvogëlimin e hapësirës midis tyre. Në këtë mënyrë, kockat do të fërkohen me njëra-tjetrën duke sjellë dhimbje, enjtje, kufizim në lëvizje dhe rimodelim kockor.
Kjo sëmundje mund të prekë çdo artikulacion por forma më e shpeshtë është osteoartroza e gjurit (gonartroza) dhe ajo e pjesës pelvike (coxartroza), duke qenë dhe artikulacionet të cilat mbajnë peshën më të madhe trupore.
Pacientët kanë dhimbje e cila shtohet nga lëvizja, ngurtësim, enjtje, deformim si edhe deri në humbje të funksionit të artikulacionit.
Individët më të prekur janë ata mbi 45 vjeç dhe më tepër femrat.
Faktorë të tjerë që ndikojnë janë: obeziteti, trauma, semundjet kronike si diabeti, çrregullime metabolike si hemokromatoza, defekte të kolagenit etj.
Diagnoza vendoset nëpërmjet ekzaminimit objektiv nga mjeku dhe radiografisë. Duke qenë një dëmtim i pakthyeshem, trajtimi konsiston në zvogëlimin e dhimbjes dhe rifitimin e lëvizjes së artikulacionit, për të përmiresuar cilësinë e jetës së pacientit.
Përveç pjesës medikamentoze ku përdoren analgjezikë, AIJS dhe kortizonikë, fizioterapia dhe edukimi i pacientit mbi mënyrën e jetesës dhe kryerjes së duhur të veprimeve të përditshme janë shumë të rëndësishme.
Rekomandohet ecja, noti, rënia në peshë, shmangia e lëvizjeve që shkaktojnë stres mbi artikulacionin e dëmtuar.
Elektromagnetoterapia Cerc Therapy ka dhënë rezultate shumë të mira në përmiresimin e dhimbjes në 75% të këtyre pacientëve.