Detaje të reja nga ngjarja horror e shënuar pasditen e së enjtes në fshatin Buçimas të Pogradecit, ku djali, Olsi Çekiçi masakroi dhe i preu kokën nënës së tij 70-vjeçare.
Firdes Çekiçi është viktima e krimit makabër, gruaja që shihni në foto.
Sipas Panorama ka mësuar nga burime brenda grupit hetimor se vajza 15- vjeçare e autorit, i ka shtruar për të ngrene të atit dhe ka shkuar tek fqinjet duke lene ne banese Olsi Çekiçin dhe gjyshen e saj.
Por për ngjarjen kanë qenë fqinjët që e kanë lajmëruar vajzën pas disa minutash.
Kur ajo ka dalë nga shtepia e fqinjeve, ka parë se çfare kishte ndodhur dhe ka njoftuar policinë.
Ndërkohë familjarët kanë deklaruar për mediet se ajo ishte një grua e respektuar në fshat dhe se kujdesej për djalin dhe mbesën. Madje ajo shkonte edhe tek psikiatri për të marrë ilaçet për të birin. Ky i fundit refuzonte t’i pinte ato.
g.kosovari