Më shumë se 50,000 njerëz ditën e djeshme kanë nwnshkruar një peticion për të vendosur Libanin nën kontrollin e Francës pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në Bejrut. Ky vendim është marrë pasi shumë qytetarë dhe zyrtarë të lartë mendojnë se keqmenaxhimi nga qeveria e Libanit ishte shkaku që solli një ngjarje të tillë.
“Zyrtarët e Libanit kanë treguar qartë një paaftësi totale për të siguruar dhe menaxhuar vendin. Me një sistem të dështuar, korrupsion, terrorizëm vendi sapo ka arritur në frymën e tij të fundit. Ne besojmë se Libani duhet të kthehet nën kontrollin e Francës në mënyrë që të krijojë një qeverisje të pastër dhe të qëndrueshme “ thuhet në peticion
Ndërkohë në vend kanë nisur protestat antiqeveritare ku mësohet se mes protestuesve dhe oficerëve të vendit ka pasur dhe përleshje.
“Unë nuk kam asnjë iluzion. Franca ka problemet e veta për t’u marrë me të,” tha Cyrille, krijuesi i këtij peticioni për Euronews. Ai shtoi se e nisi peticionin duke shpresuar se do të “tregojë shtrirjen e dëshpërimit të [popullit libanez]“.
“Që kur u largua nga Franca, vendi vetëm po fundosej. Lufta civile, krizat ekonomike, politike dhe kufitare pasuan“, tha Franko-Libanez John, nënshkrues, për Euronews.
Lidhjet e ngushta të Francës dhe Libanit
Në fund të Luftës së Parë Botërore, Libani u vendos nën administrimin e ushtrisë franceze, përpara se Liga e Kombeve t’i jepte Francës mandat zyrtar për Libanin, Sirinë në 1923. Në vitin 1945, territori i Libanit u mor nën kontrollin e Francës së Lirë.
Nën presionin e Britanisë, përfaqësuesi francez Gjeneral Catroux deklaroi pavarësinë e Libanit dhe Sirisë. Qeveria e Francës së Lirë me në krye Charles De Gaulle, nuk pranoi të hiqte dorë nga ky rajon dhe vendosën që të mbajnë zgjedhje në 1943, të cilat sollën fitoren e nacionalistëve.
Qeveria e re prezantoi ndryshime kushtetuese të cilat synonin të largonin influencën që kish mbetur nga Franca. Të pakënaqur me legjislacionin e ri, Franca arrestoi thuajse gjithë qeverinë e vendit së bashku me presidentin, e cila solli një kryengritje të madhe si dhe një ndërhyrje diplomatike nga pala britanike.
Francezët transferuan sërish pushtetin tek qeveria dhe vendi shpalli pavarësinë më 22 nëntor 1943.
g.kosovari