Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në qytetin e Sarandës gjatë mbrëmjes së sotme, duke alarmuar policinë.
Të shtënat me armë kanë ndodhur në Kodrën mbi rrugën e 5 të qytetit, ndërsa efektivët e policisë Sarandë dhe forca të FNSH-së ndodhen në zonë dhe po verifikojnë nëse ka të lënduar dhe kush janë autorët.
Sipas burimeve të shtënat në qytet dyshohet të kenë ndodhur me pistoletë dhe kallashnikovë, por ende nuk dihet se kush ka qëlluar dhe arsyet e të shtënave.
/e.rr