Edhe një deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Bëhet fjalë për Ardian Shalën, që është edhe kryetar i degës së LDK-së në Suharekë.
Ai sot është pranuar në Spitalin e Prizrenit pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës se është pozitiv në COVID-19.
“Të dashur qytetarë, ka disa ditë që kryetari jonë dhe deputeti juaj dr. Ardian Shala është vetizoluar dhe ishte në pritje të rezultateve nga IKSHPK-ja. Ndërsa sot është konfirmuar pozitiv me COVID-19 dhe është shtrirë në spitalin e Prizrenit në Kliniken Infektive. Gjendja e tij është stabile dhe e qëndrueshme”, ka njoftuar dega e LDK-së në Suharekë përmes Facebookut.
Aktualisht, edhe kryeministri Avdullah Hoti dhe zv.kryeministri Driton Selmanaj, që vijnë nga LDK-ja, janë në vetizolim, pasi para pak ditësh kanë rezultuar pozitivë. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka qenë po ashtu në mesin e të infektuarve, por është shëruar tashmë.
/e.rr