Një foshnjë raportohet se ka lindur e sigurt dhe e shëndoshë në Kinë pasi i ishte mbështjellë kordoni i kërthizës rreth gjashtë herë përreth qafës brenda barkut të nënës.
Djali i shëndetshëm, i konsideruar nga mjekët si ‘fëmijë i mrekullueshëm’, u lind natyrshëm javën e kaluar dhe peshoi pak më shumë se tre kilogramë gjatë lindjes, sipas një spitali në provincën e Hubei.
Një mjek obstetër u tha gazetarëve: ‘Unë kam punuar për 23 vjet, dhe kjo është hera e parë që kam parë një fëmijë të lindur si ky.‘
Nëna e djalit, e njohur me mbiemrin e saj Dai, tha se ishte e habitur kur iu tregua për situatën e fëmijës së saj pasi lindi në Spitalin Qendror Yichang të enjten e kaluar.
“Të gjithë mjekët u mblodhën për të parë fëmijën tim dhe numëruan sa herë kordoni ishte mbështjellë”.
Një fotografi e publikuar nga stacioni televiziv lokal tregon qafën e të porsalindurit të rrethuar nga kordoni.