Një kompani private që po bën punime në Komunën e Parisit, ka lënë pa drita të gjithë zonën.
Sipas informacioneve kjo kompani ka këputur kabullin elektrik tek rruga “Medar Shtylla”, duke e ndarë rrugën në disa pjesë për punime hidraulike. Për këtë arsye kjo zonë ka qëndruar pa drita për rreth 1 orë.
OSHEE-ja ka deklaruar se po punon për riparimin e dëmit, pasi ka kallëzuar penalisht edhe firmën që po bën punimet. Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes.
“Për shkak të avarisë së shkaktuar në rrjet nga një subjekt i tretë, një pjesë e zonës së Komunës së Parisit mbeti pa energji gjatë mesditës. Grupet e avarisë së #OSSH Tiranë punuan intensivisht dhe rikhyen energjinë tek të gjithë abonentët e prekur nga defekti”, njofton OSHEE.
/e.rr