Djegie e pyjeve vazhdon që të jetë një problem në vend, edhe për shkak se temperaturat në këto ditë vere janë të larta.
Në Hekal të Mallakastrës është përfshirë nga zjarri një faqe e një kodre, ku janë djegur ullinjtë.
Përpos ullinjve, janë djegur edhe sipërfaqe me vreshta, shkurre etj. Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë një zjarrfikëse.
Terreni i vështirë dhe era e fortë ka favorizuar zjarrin. Po punohet për të shuar flakët. Ende nuk është përcaktuar shkaku se përse ka rënë ky zjarr.
/e.rr