Elbasani nuk gjen qetësi. Pas vrasjeve të bujshme, një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan.
Eksplozivi ishte vendosur në pjesën e jashtme të lokalit “Truth” të ish futbollistit Mateo Toçi, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale dhe fatmirësisht asnjë të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit të sotëm, ndërsa lokali ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Kohët e fundit Elbasani është kthyer në një pikë qendrore të përplasjes së bandave, ku ngjarjet kriminale të ekzekutimeve janë të shpeshta në një periudhë të shkurtër kohore.
g.kosovari