Të paktën 3 pacientë me Covid-19 kanë vdekur në24 orët e fundit në Maqedoni, ndërsa jan konfirmuar edhe 74 ratse të reja.
Ndërkohë mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 689 testime ku kanë rezultuar pozitive 74 raste përkatësisht në Shkup janë regjistruar 14 raste të reja, 8 në Kumanovë, 13 në Shtip, 1 në Strugë, 3 në Kavadar, Gostivar 22, Koçani 1, Berovë 3, Vinicë 4, Shën Nikollë3 dhe 2 në Kërçovë.
Tre viktimat kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, një pacient nga Manastiri në moshën 73 vjeçe, një pacient nga Demir Hisar poashtu në moshën 73-vjeçare si dhe një pacient nga Shkupi në moshën 44-vjeçare.
Deri më tani numri i të infektuarve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 11.128 mes të cilëve 500 kanë humbur jetën.
g.kosovari