Avokati i biznesmenit Ylli Ndroqi ka deklaruar sot se do e ankimojnë vendimin e SPAK, që urdhëroi sekuestrimin e pasurive dhe pronave të tij pas një hetimi pasuror.
Në një prononcim për mediat, pas daljes nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, avokati tha se biznesmeni ka shkuar në Polici për të dorëzuar makinën që ishte në listën e pasurive të sekuestruara dhe për të kërkuar sqarime.
“Ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij Mercedes kur forcat operacionale e ndaluan pas një urdhri nga dy prokurorët që e kanë cuar cështjen në gjykatë, për të marrë makinën. Ka kërkuar ta shoqëroje vetë makinën.
Erdhëm në drejtorinë e policisë, na është komunikuar një urdhër ezkekutimi për vendosje sekuestro , nuk është as i ndaluar as i shoqëruar.
Ka shoqeruar Mercedesin e tij e ka kërkuar sqarime. Brenda afatit do e ankimojjmë në Apel të SPAK-ut”, tha avokati.
g.kosovari