Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka qenë e pranishme në punimet që janë duke u bërë për rikonstruktimin e Byppasit të Vlorës.
Balluku tha se ky është një investim i rëndësishëm jo vetëm infrastrukturor, por edhe për të zhvilluar më tej turizmin në këtë zonë. I pranishëm në punime ishte edhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli dhe zyrtarë të tjerë lokalë.
Dritan Leli: Është punuar intensivisht për të ndërtuar këtë vepër kaq shumë të rëndësishme për qytetin e Vlorës. Rezultatet e punës janë evidente. Më vjen mirë për ndërhyrjet që janë bërë, pasi është gjetur zgjidhja më e mirë. Më vjen mirë që bashkëpunimi ynë ka qenë i shkëlqyer. Mbetem falënderues për të gjithë.
Belinda Balluku: Ky është një investim i madh jo vetëm infrastrukturor, por edhe një investim për turizmin. Puna e bërë është evidente. Puna është e dukshme dhe cilësore. Unë gjej rastin për t’ju përgëzoj për punën e bërë, ndërsa iu jap shtysë sigurisht që të bëjmë më shumë përpara.
Rruga në tërësi është panoramike. Qytetarët ndër të tjera do të shijojnë edhe panoramën. Është bërë 45 përqind e rrugës, ndërsa uroj që të ecet përpara. Me krahë të lehta dhe shihemi për pak javë për të parë ecurinë e mëtejshme.
Më herët, Rama lajmëroi për inspektimet e ministres Balluku dhe zyrtarëve të tjerë në ndërtimin e Byppasit të Vlorës.
“VIJON PUNA ME RITME TË LARTA në bypass-in e📍Vlorës, ku janë kryer më shumë se 45 % e punimeve🚧
👉 Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, në kantierin ku po punohet për ta realizuar sa më parë këtë investim strategjik për infrastrukturën tonë kombëtare.
#ShqipëriaqëDuam 🇦🇱☀️
#VloraqëDuam🙂”, shkruan Rama.