Një nga edukatoret dhe një punonjëse e çerdhes nr.42 në Tiranë është konfirmuar me COVID-19. Për pasojë Instituti i Shëndetit Publik, ka urdhëruar mbylljen e çerdhes.
Pas konfirmimit të tyre, epidemiologët u kanë bërë tamponët të gjithë pjesës tjetër të stafit dhe po hetohen kontaktet e tyre.
Pas konfirmimit pozitiv të edukatores dhe punonjëses së çerdhes, janë njoftuar edhe prindërit e fëmijëve.
Çerdhja nr. 42 në Tiranë është mbyllur ditën e djeshme, ndërsa do të bëhet dhe dezinfektimi i saj.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, janë shënuar 5 viktima dhe 124 të prekur. Në spitalet COVID, po marrin shërbim 120 pacientë, 18 në terapi intensive, ku 6 janë intubuar. Aktualisht në vendin tonë janë 2335 raste aktive.
g.kosovari