Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tiranë pasditen e kësaj të diele. Rreth orës 17:00 një makinë ka përplasur të miturin 14 vjeç i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë. Përplasja ka qenë fatale, ku fatkeqësisht, i mituri ka ndërruar jetë në spital.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.08.2020, rreth orës 17:00, në Farkë, mjeti me drejtues shtetasin I.Z., ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale A. L, 14 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit u shoqerua në ambientet e Komisariatit Nr.1, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/e.rr