Në kutitë postare të shumë amerikanëve kanë mbërritur mijra pako nga Kina, që përmbajnë fara të ndryshme bimësh.
E gjithë ngjarja është e mbuluar me mister. Çfarë janë këto fara, kush i dërgon dhe a është thjeshtë një gabim postar apo një “plan diabolik”?
Shteti amerikan ndërkohë iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos i mbjellin farat, pasi mund t’i përkasin specieve invazive. Megjithatë jo të gjithë janë bindur.
Një fermer në Booneville, rreth dy muaj përpara se llafi të përhapej në media, mori një pako me fara të tilla dhe vendosi t’i mbjellë.
“Ne i mbollëm këtu vetëm për të parë se çfarë do të ndodhte. Çdo dy javë vija për t’i parë dhe i hidhja pleh. Tani kanë filluar të rriten si të çmendura”, thotë ai.
Por Departamenti i Agrokulturës në Arkansas nuk e ka idenë se për çfarë specie bëhet fjalë, dhe planifikon ta shkulë.
“Shqetësimi ynë është se këto bimë mund të jenë specie invazive, ose të sjellin inskete apo sëmundje për bimët e tjera”, thotë një zyrtar i Departamentit të Agrokulturës për “5NEWS”.
“Lulja bën një frut të bardhë dhe një lule të verdhë, pak a shumë si kungulli. Pakoja e farave në pjesën e jashtme kishte një palë vathë, çka është pak e çuditshme”, tregon fermeri.
Departamenti amerikan i Agrokulturës ka arritur të identifikojë disa prej farave të ndryshme që kanë mbërritur me postë. Janë të paktën 14 lloje të identifikuara deri tani, që varjojnë nga fara të luleve si trëndafilat, mente, rozmarinë livando por edhe një sërë perimesh të ngjashme me lakrën e bardhë.