Katër viktima dhe 166 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore.
Viktimat janë nga mosha 58 deri në 77 vjeçare. Sa iu përket rasteve të reja, sërish më shumë të infektuar ka në kryeqytet, 41, në Shtip 23, Kumanovë 17, Gostivar 15, Tetovë 12, Makedonski Brod 10 dhe Strugë 7.Në 24 orët e fundit janë shëruar 185 pacientë, shumica nga Shkupi, Shtipi e Kumanova. Ndërkaq në mbarë Maqedoninë Veriore numri i rasteve aktive është 3675.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe iu bëri thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat për mbrojtje nga Covid-19 pasi ditëve të fundit plazhet në Strugë e Ohër janë përplot me qytetarë të cilët nuk ruajnë as distancën dhe nuk respektojnë asnjë masë për mbrojtje.
/e.rr